Gazetari i njohur dhe ish-deputeti i Kosovës Milaim Zeka ka qenë i ftuar në TV Ora.
Ai ka folur për fëmijërinë e tij dhe historinë e dhimbshme të humbjes së prindërve.
Milaimi preket në emision dhe tregon se nënë e tij e ka humbur gjatë luftës.
“Duke qenë babai im djalë i vetëm dhe duke qenë dhe unë çun i vetëm, jam rritur me shumë dashuri dhe me përkëdheljet e atyre që kam dashur që nuk i kam në këtë jetë, por duke u rritur me dashuri, kam ditur t’i jap dhe njerëzve dashuri. (Përlotet) Nënën e kam humbur gjatë luftës. Kam bërë dhe një film-dokumentar “Rikthim në Kosovë” që unë kthehem për të kërkuar nënë time dhe gjej masakrat në Kosovë”, ka thënë ai.
“Por, që të kalojmë pak këtë temë, një amanet kam pasur nga babai im, që kurrë në jetë mos lësho dorë ndaj një femre dhe ndaj një fëmije. Jam kthyer në luftë nga Suedia, kam qenë 16 vite në Radio Televizionin e Suedisë, por kur u bë lufta e Kosovës jam kthyer edhe e kam pjesën më të lumtur të jetës sime atë pjesë që kam qenë në luftë si gazetar”, shprehet Milaim Zeka.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit