Google ADS

Përlotet komandanti që erdhi nga Shqipëria për të luftuar në Gollak

17:13 | 18 Prill 2019
L G

Ish-komandanti i Brigadës “153” në zonën e Marecit, Adem Shehu, mes lotësh dhe emocioneve ka thënë se ndjehet me fat që luftoi me bijtë e bijat e Marecit, shkruan arbresh.info.

Kështu u shpreh ish-komandanti Shehu në tubimin tradicional të “Epopesë së UÇK-së” që u mbajt sot në fshatin Marec të komunës së Prishtinë.

Ai tha se ndjehet i nderuar që ishte pjesë e kësaj zonë.

“Unë kam qenë në “Divizionin 5”- Tirana, unë erdha këtu dhe u inkuadrova në Luftën e Kosovës në Brigadën “153”, unë luftova më bijtë e bijat tua, ku jam mirënjohës Kosovës, Gollakut ku pason pastaj Drenica, Gollaku, Marecit e gjithë Kosova për veprimet luftarake, ku serbët e filluan me luftëra por nuk e shfarosën popullin tonë, sepse veprimet tona luftarake ishin më të forta se ato”, u shpreh ish-komandant Shehu.

Ish-komandant Adem Shehu, tregoi rastin e mirëpritjes së njerëzve të Gollakut.

“U jam mirënjohës Gollakut, sepse ata kanë qenë sa mikpritës sa mysafirin e kanë respektuar dhe kanë qenë në gjendje të flenë jashtë”, u shpreh ai.
Ndryshe, Brigada “153” kishte 60 dëshmorë të rënë në luftën e fundit në Zonën e Marecit dhe 4 civil rënë ndërsa të zhdukur janë edhe 3 persona në këtë zonë./Arbresh.info

https://www.youtube.com/watch?v=r9LLHVDMWnM&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2eBqiwcfYKL0mm8MimG7m1RXzIRps79_u-fpNcm8FsrAluJ-QncXX18Qo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme