Përleshje për pronë, përdoren edhe armët

12:13 | 6 Mars 2017
Arbresh.info

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull.

Policia bën të ditur se nga të dyshuarit është konfiskuar një pistoletë me 10 copë fishekë që dyshohet të jetë përdorur në rast ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur edhe një AK-47 me tre karikatorë pa municion.

Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në Ferizaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme