Përleshje në Pejë, theret me thikë një person

22:49 | 12 Korrik 2024
K.B

Një person ka mbetur i lënduar pas një përleshje me thikë në Pejë.

Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Jeton Dedushaj”.

“Rreth orës 19:30 policia është njoftuar për një rrahje në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë. Gjatë përleshjes është përdorur mjeti mprehtë thikë, me që rast një person është ther me thikë dhe është dërguar për në spitalin rajonal, gjersa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Në vend të ngjarjes janë njësitë kompetente. Dy të dyshuarit janë të njohur për policinë”, tha Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme