Policia e Kosovës në Han të Elezit. mbrëmë rreth orës 20:50 ka pranuar një informacion se në një lokal (kafiteri) në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit ‘është një rast lëndim trupor mes dy personave.
“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në dy persona të lënduar të cilët shkak i një mosmarrëveshje ishin përleshur mes vete. Dy të dyshuarit fillimisht për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Han të Elezit , e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Dy të dyshuarit pasi janë liruar nga Qendra Emergjente e Ferizajt, janë shoqëruar në stacionin policor në Han të Elezit dhe pasi janë intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , të dyshuarit me inicialet S.TH (M/K) i moshës 58 vjeçar dhe D.B ( M/K) i moshës 22 vjeçar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Lëndim i lehtë trupor’’. /arbresh.info/
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...