Përleshje mes tre personave në Prishtinë, u përdor edhe arma

11:14 | 15 Maj 2024
E.G

Tre persona janë përleshur mes vete në Prishtinë ku dyshohet të jetë përdorur edhe arma e zjarrit.

Sipas policisë, njëri prej tyre është shtetas i Maqedonisë së veriut, shkruan Arbresh.info.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se dy te dyshuarit kosovarë janë arrestuar dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq i dyshuari, shtetas i Maqedonisë së Veriut është ende në kërkim.

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM&SULM

Prishtinë 13.05.2024, 20;00-20:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete tre të dyshuar meshkuj, dy kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së veriut. Dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe arma e zjarrit. Dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, kurse i dyshuari shtetas i Maqedonisë gjendet në kërkim policor.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme