Google ADS

Përleshje mes disa nxënësve, lëndohet një person në Gjakovë

20:27 | 28 Shkurt 2024
R J

Gjatë ditës së sotme është raportuar një përleshje mes disa nxënësve të Gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë.

Rastin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj.

Elezaj tha se organet e rendit janë njoftuar rreth ngjarjes nga Spitali Rajonal.

Elezaj tha se janë në kërkim të të dyshuarve të përfshirë në rast.

“Një person mashkull i mitur ishte duke u trajtuar për shkak të disa lëndimeve të lehta trupore. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nga hetimet e para dyshohet se i njejti ishte përfshirë në një përleshje fizike në rrugën “UÇK”. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurorit i shtetit, me vendimin e të cilit është inicuar rast “Lëndim i lehtë trupor”./Arbresh.info/

Të ngjashme