Tre persona janë sulmuar me mjete të forta si dhe me armë zjarri nga tetë persona të tjerë pas një mosmarrëveshje në Prizren, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar, shkruan Arbresh.info.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja, ndërsa gjatë bastisjes në dy lokacione policia ka hasur në një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.
Tutje në njoftim thuhet se brenda kamionetës janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz.
“Prizren 22.05.2024, 19:26. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte së bashku me dy viktimat meshkuj kosovarë, pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me mjete të forta si dhe me armë zjarri, nga tetë të dyshuar meshkuj kosovarë. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas njëri nga ta është liruar, ndërsa tjetri është transferuar për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes në dy lokacione janë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Me vendim të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku gjatë kontrollit është hasur dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit meshkuj kosovarë, po ashtu është hasur dhe një kamionetë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës ku brenda saj janë gjetur dhe konfiskuar 37 fishekë që dyshohet të jenë të armës me gaz. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...
”Ti je ma rrugaçe se unë”, Përplasen sërish Driloni e Xhenet...
Aksident mes tri automjeteve në Prishtinë, lëndohen dy perso...
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...