Google ADS

Përleshje me armë në Prishtinë, ka të lënduar (FOTO)

15:03 | 25 Prill 2017
Arbresh.info

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë gjatë një përleshje në mes disa personave në lagjen ‘Dardania’ të kryeqytetit.

Dëshmitarët i kanë thënë KosovaPressit se incidenti kishte filluar përleshje verbale, dhe më pas është përdorur edhe armë dhe thika.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin për KosovaPress-in, megjithatë thonë se ende është duke u shqyrtuar numri i të lënduarve.

“Sot rreth orës 11:36 minuta në lagjen Dardania ka ndodh një përleshje mes disa personave ku ka pasur edhe të shtëna me armë”, tha Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

therrje1_8441 therrje2 therrje_5657

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme