Pesë persona janë përfshirë në përleshje fizike në Prizren.
Raportohet se nga kjo përleshje kanë mbetur të lënduar dy persona, njëri prej tyre ka pësuar edhe frakturë në gjymtyrë.
Siç njofton Policia tre të dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe se policia është duke hetuar rastin.
“Dy viktima meshkuj K/Shqiptarë, kanë njoftuar se pas një mosmarrëveshje janë sulmuar me gurë dhe rrahur fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë”, njofton Policia.
Sipas Policisë, dy të dëmtuarit kanë marrë ndihmën mjekësore për shkak të lëndimeve trupore që kanë pësuar.“Njëri prej viktimave ka pësuar lëndime të rënda trupore (ka frakture) dhe është në tretman mjekësor , ndërsa viktima tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet të hetohet”, njofton Policia.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...