Si rezultat i një zënke që u zhvillua pas mesnatës në shëtitoren e Mitrovicës, dhe pas ndërhyrjes së policisë, një oficer policie pësoi lëndime të lehta trupore, konfirmoi për KoSS zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Nënkoloneli Branislav Radoviç.
“Rreth orës 01:11 në rrugën Kralja Petra, pati një përleshje masive, pas së cilës policia ndërhyri, dhe ku oficeri i policisë mori një goditje në kokë dhe u dërgua në spital, ku u gjet se kishte lëndime të lehta trupore”, konfirmoi Radoviç, transmeton portali arbresh.info.
Rrethanat iu raportuan oficerit policor hetues i cili kontaktoi hetuesit rajonalë dhe prokurorin e detyrës që urdhëroi hapjen e çështjes – sulm ndaj një zyrtari.
I dyshuari serb Đ.M. (1993) për sulmin ndaj një oficeri policie, u urdhërua ndalimi prej 48 orësh. Hetimi po vazhdon.
Sidoqoftë, Radoviç nuk mund ta konfirmonte këtë mëngjes se disa persona u plagosën gjatë përleshjes së mbrëmshme. Ai shprehet se pritet një raport i ri, më i detajuar./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre