Google ADS

Përleshje fizike në Ferizaj, arrestohen katër persona

09:17 | 23 Gusht 2024
K.B

Katër persona janë arrestuar të enjten në fshatin Rakaj të Ferizajt, pasi ishin përfshirë në një përleshje fizike.

Siç bëhet e ditur në njoftimin nga policia të dyshuarit janë identifikuar dhe shoqëruar në stacionin e policisë gjashtë persona.

Ndërsa thuhet se lëndime trupore kanë pësuar pesë persona, të cilët për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

“Të dyshuarit pasi janë intervistuar nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit të shtetit, katër persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy të tjerë janë liruar për procedurë të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan Arbresh.info
Të arrestuarit janë:

B.R ( M/K), i moshës 42 vjeçar

Z.L ( M/K), i moshës 39 vjeçar

R.L ( M/K), i moshës 37 vjeçar

D.L ( M/K) , i moshës 22 vjeçar

Të ngjashme