Përleshje fizike mes tre personave në Shtime, njëri pëson lëndime të rënda trupore

09:33 | 30 Janar 2024
R J

Policia e Kosovës ka raportuar se ka ndodhur një përleshje fizike në Shtime, si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Lëndime trupore kanë pësuar dhe dy përsonat e tjerë të përfshirë në përleshje.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Shtime / 29.01.2024 – 10:40. Janë arestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit ishin përleshur fizikisht me viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e përleshjes viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Gjatë incidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe dy të dyshuarit të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme