Përleshje fizike mes të burgosurve në Burgun e Sigurisë së Lartë

21:33 | 9 Korrik 2021
Arditë Shkodra

Në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc ka ndodhur një përleshje fizike mes të burgosurve, ku dy të burgosur kanë sulmuar një të burgosur tjetër.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Gashi tregon se reagimi i stafit korrektues ka qenë i menjëhershëm, dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme.

“Në BSL ka ndodhë nje rrahje mes të burgosurve, dy te burgosur, kanë sulmuar një të burgosur tjeter. I menjehershem ka qene reagimi i stafit korrektues, të cilët i kanë  marr të gjitha masat e nevojshme  dhe kanë vënë situaten nën kontrollë. Për rastin janë njoftuar organet kompetente të SHKK-së edhe Policia , të cilët janë duke u marr me rastin”, ka thënë Gashi./arbresh.info/

Të ngjashme