Një rrahje mes tri familjarëve e raportuar më 19 maj të këtij viti në Shtime ka përfunduar me fatalitet për njërin prej tyre.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës me anë të raportit ditor, ku thuhet se viktima ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), shkruan Arbresh.info.
Sipas policisë, pas vdekjes është arrestuar djali i viktimës dhe është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR ME PASOJË VDEKJEN- Shtime / 19.05.2024-19:30. Më datën e cekur në rastin dhunë në familje, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime trupore dhe deri më tani kishte qenë në QKUK në tretman mjekësor. Më datë 08.06.2024 nga QKUK është konfirmuar se viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar-djali i viktimës është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Më 19 maj të këtij viti, Policia e Kosovës ka njoftuar për rrahjen mes familjarëve, ndonëse shkaqet që çonin deri tek konflikti fizik nuk diheshin.
“Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informate për një rrahje në rrugen ,,12 Qershori” ne Shtime. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë mësuar se tre persona anëtarë të familjes, dyshohet për dhunë në familje, kanë pësuar lëndime trupore dhe pas marrjes së ndihmës së parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...