Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas përleshjes me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës, ku si pasojë një person ka humbur jetën e 20 persona pësuan lëndime.
Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetëra vepra të mëhershme penale.
Mirëpo sipas tij, kanë qenë të lirë për arsye të dështimeve të drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Në qendër të kryeqytetit, shtetasit tanë janë të rrezikuar për shkak të kriminelëve që nuk po ndëshkohen nga drejtësia. Ata duke u ndjerë të plotfuqishëm përballë ligjit nuk hezitojnë që hesapet e tyre kriminale t’i zgjidhin me armë e atë në lokale publike në prezencë dhe duke rrezikuar dhjetëra të rinj të tjerë”, ka shkruar Sveçla.
Sipas tij, drejtësia është punë e policisë, e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
“Palët e përfshira në konflikt kanë me dhjetra vepra të mëhershme penale. Kur lëngon drejtësia, situatat e ngjashme janë të pashmangshme! Drejtësia është punë e policisë, e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Drejtësia është një sistem i plotë kur të gjithë institucionet përmbushin funksionin e tyre. Është koha e fundit që efikasiteti i Policisë në këtë segment të rritet, por mbi të gjitha përgjegjshmëria dhe vendosmëria e Prokurorisë dhe guximi i gjykatësve për dënime drakonike për këtë kontingjent kriminal”, shtoi ai.
Ndryshe, të premten rreth orës 23:00 ka ndodhur një përleshje me armë zjarri mes disa personave në Prishtinë, ku një nga të lënduarit ka ndërruar jetë gjatë mëngjesit të sotëm, ndërsa të lënduarit e tjerë janë duke marrë tretman mjekësorë/Arbresh.info/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...