Përleshen me policinë, tre persona arrestohen në Skenderaj

15:13 | 3 Mars 2019
L G

Tre persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës të shtunën rreth orës 20:35 në Skenderaj, për pengim të personit zyrtar në detyrë.

Sipas policisë, tre të dyshuarit janë arrestuar për shkak se të njëjtit nuk ju kanë bindur urdhrave të policisë derisa ishin duke udhëtuar me një veturë me targa të huaja dhe asnjëri nga të dyshuarit nuk kishin dokumente të shtetit të origjinës së automjetit.

“Gjatë ballafaqimit me të dyshuarit për ta vënë situatën në kontrolle një zyrtar policor ka përdorur sprejin. Dy zyrtarë policorë dhe njëri prej të dyshuarve kanë marrë tretman mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit në Skenderaj’, bën të ditur policia.

Të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme