Një basketbollist është arrestuar në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar bashkëlojtarin e tij në stërvitje, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Rasti ka ndodhur gjatë pasdites së të mërkures.
“Atë që mund t’ju konfirmoj është se dje në rrugën “Tirana” është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, mbi dyshimin se rreth orës 17:30 ka sulmuar fizikisht viktimën, po ashtu mashkull kosovar derisa kishin qenë duke u stërvitur, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, u shpreh Elezaj.
Ai potencoi se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore si dhe është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “Lëndim i rëndë trupor”./Arbresh.info/
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...