Google ADS

Përkundër dhimbjes, nëna e Sylejman Selimit gjen forcë për të festuar 28 Nëntorin

21:19 | 28 Nëntor 2018
A. B.

Në ditën e madhe të shqiptarëve, atë të 28 Nëntorit, datë që lidh e bashkon popullin shqiptar gjithandej botës, deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu këtë festë e ka kaluar në shtëpinë e gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimit.

Ndonëse Selimi po mbahet në burg, familja e tij frymon atdhedashuri. Këtë më së miri e tregon statusi i deputetes, teksa tregon pavarësisht mungesës së padrejtë të djalit të saj, nëna e Sylejmanit gjen forcë e fjalë për të uruar këtë Festën e Flamurit, përcjellë Indeksonline.

Ky është statusi i deputetes Musliu:

Sot në këtë festë kombëtare vizitova Nënë Nurien. Kjo Nënë e cila me duart e saj ushqeu shumë Komandantë e ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe sot po sfidohet rëndë me mungesën e padrejtë të djalit të saj.
Nënë Nuria kjo grua fisnike për kundër vuajtjeve nga mungesa e padrejtë e djalit të saj Gjeneral Sylejman Selimit, e rrethuar me nipa e mbesa, femijë te Gjeneralit, te gjithë shqiptarëve ku do që janë ju uron festën e 28 Nëntorit!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme