Përkujtohet mjeku Shpëtim Robaj

12:57 | 30 Shtator 2022
K.B

Në përvjetorin e 24 të rënies është nderuar vepra e mjekut Shpëtim Robaj.

Në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë bërë nderime te busti nga familjarë, miq e kolegët mjek.

Anesteziologu Lulzim Emini tha se Robaj ra duke u ndihmuar të tjerëve në kohë të vështira.

Ndërsa mes emocionesh punën e përkushtuar të tij e përkujtoi edhe profesori Osman Sejfia.

Në emër të familjes të pranishmit i ka falënderuar djali i mjekut, Memli Robaj.

Shpëtim Robaj më 1998, derisa po shkonte për të ndihmuar në zonat e luftës, në fshatin Likoc, kishte rënë në rrugë të minuar, të cilave plagë nuk kishte mundur tu mbijetonte./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme