Është mbajtur manifestimi përkujtimor i 18 –vjetorit të masakrës së Rezallës të komunës së Skënderajt, ku tetëmbëdhjetë vjet më parë forcat serbe vranë dhjetëra civilë të këtij fshati, 14 prej të cilëve edhe sot janë të zhdukur.
Me këtë rast presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se për aq sa ndjejmë dhimbje për këto viktima, në të njëjtën kohë ndihemi shumë krenarë që jemi në vendin epiqendrën e UÇK-së që bëri që vendi ynë të jetë i lirë e i pavarur.
Ai tha se viktimat e masakrës së Rezallës janë shembulli i dhunës, represionit deri në përmasa të gjenocidit të kryera nga ushtria dhe policia serbe.
Thaçi u zotua se institucionet e Kosovës së bashku me bashkësinë ndërkombëtare do punojnë që të gjenden edhe të tjerët që nuk janë varrosur dhe kthyer në Kosovë.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli në fjalën e tij tha se kjo lëndinë është dëshmi se çfarë sakrificash të mëdha bëri populli ynë për të arritur lirinë.
Ai tha se armiku ishte i egër dhe nuk kursente askënd, as fëmijët, as gratë, as pleqtë, por edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli i Kosovës në përgjithësi, ishte i vendosur të mos heq dorë, me asnjë çmim, nga ëndrra për liri.
Veseli shtoi se ky fshat kishte një barrë të rëndë gjatë luftës çlirimtare, duke u bërë mburojë e gjallë e rrugës kryesore që shpinte në Shtabin e Përgjigjëm të Ushtrisë Çlirimtare në Likovc.
“Dhimbjet dhe vuajtjet ishin të mëdha, por ne ia dolëm. Ne çliruam Kosovën dhe e krijuam shtetin e pavarur dhe sovran. Ne do ta zhvillojmë ekonominë tonë. Në Kosovën e lirë do të ketë punë dhe perspektivë për të rinjtë e saj. Ne do ta fuqizojmë shtetin tone”, tha Veseli.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës