Përkujtohen të rënët në Koshare

23:24 | 19 Maj 2024
E.G

Përfaqësues të Federatës Panshqiptare “Vatra”, të shoqëruar nga ish-komandantë të Brigadës 138 “Agim Ramadani”, kanë ardhur nga Amerika për t’i nderuar dëshmorët që ranë në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Është një ditë shumë e vecantë për ne sepse jemi ardhur të përulemi për sakrificën sublime që e kan bërë këta djemë dhe vajza që kanë sakrifikuar jetën e tyre dhe që e kanë bërë më të mirën për shtetin e Kosovës. Kjo është në betejë me të cilën krenohemi e jemi krenuar dhe do të jetë si motiv i kombit tonë, i bashkimit tonë, i unifikimit politik, diplomatik, moral dhe kombëtar”, tha Ilmi Berisha, kryetar i Federatës Pan shqiptare “Vatra”.

Në nderime, përfaqësuesve të shoqatës “Vatra” iu bashkuan edhe dy komandantë të Betejës së Koshares.

“Unë në emër të bashkëluftëtarëve të Koshares e falenderoj zt Berisha për vizitën për kontributin që ka dhanë Vatra edhe në kaluarën dhe përmes këtij kontributi dëshiroj t’i falënderoj të gjithë shqiptarët e mërgatës që kanë ndihmu shumë në luftën e fundit edhe pa ndihmën e tyre realisht ne do ta kshim shumë ma vështirë edhe çlirimin e Kosovës edhe luftën që kemi ba”, tha

Rrustem Berisha, komandant i Brigadës 138 “Agim Ramadani”.

“Berisha ka qenë pjesë e organizimeve të para të ushtarakëve, e mbështetjes së luftës së UCK së në përgjithësi edhe sot na ka nderu shumë dëshmorët, luftëtarët, veteranët dhe familjarët e dëshmorëve që ishin këtu prezent në homazhet e organizuara në Kompleksin Memorial”, theksoi Hysen Berisha, ish-komandant.

Federata Panshqiptare “Vatra” është themeluar më 21 prill të vitit 1912 dhe shquhet për kontributin e saj në sensibilizimin e çështjes shqiptare në SHBA dhe ndihmën e madhe që ka dhënë në themelimin e shtetit shqiptar.

Të ngjashme