Dëshmorët dhe martirët me sakrificën e tyre i dhanë krenarinë atdheut dhe të gjithë popullit, me gjakun e tyre vulosën besnikërinë e përjetshme për vendin që i lindi dhe i rriti, u tha të dielën në shënimin e 18-vjetorit të rënies së 9 dëshmorëve dhe 34 martirëve në fshatin Hoçë e Vogël të Komunës së Rahovecit.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se pranverat në Kosovë, sidomos në Komunën e Rahovecit, janë shumë të dhimbshme për faktin se çdo ditë kujtojmë një periudhë, shumë të vështirë, të përgjakshme, të dhimbshme të cilën e kemi përjetuar ne të gjithë që kemi qenë në këto troje.
“Vuajtëm pa masë, këtë e dëshmon edhe këto pamje këtu që i kemi, këta fëmijë, këta njerëz gra dhe pleq të pafajshëm të cilët tinëzisht i vranë, duke u përpjekur që t’ia lënë fajin dikujt tjetër, duke u përpjekur që të fshehin dorën e tyre të fëlliqur”, tha Vehapi.
Nga një fjalë në këtë tubim mbajtën edhe Avdullah Hoti, ministër i Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Vajdin Berisha, kryetar i OVL e UÇK-së dega në Rahovec dhe Skender Gashi, banor i fshatit Hoçë e Vogël.
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...