Përkujtohen 40 dëshmorë dhe 235 martirë të fshatrave të Drenasit

16:27 | 30 Prill 2017
Arbresh.info

Më rastin e shënimit të 18-vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra, 40 dëshmorëve dhe 235 martirëve të fshatrave, Verboc, Shtuticë, Tërstenik, Polluzhë, Gllobar, Baks, e Dashec, në fshatin Shtuticë është mbajtur tubim përkujtimor.

Në tubimin përkujtimorë merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë komunal, deputet të Kuvendit, Shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve e martirëve dhe qindra qytetarë. Paraprakisht, kryetari Lladrovci ka bërë homazhe pranë varrit të Komandantit Ilaz Kodra dhe varrezave të dëshmorëve në Verboc e Shtuticë dhe ka vënë kurora lulesh. Në përvjetorin 40 dëshmorëve dhe 235 martirëve janë mbajtur fjalime, nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, përfaqësues të shoqatave të luftës, historian dhe familjarë të dëshmorëve, ndërsa është mbajtur dhe një program artistik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme