Google ADS

Përkujtohen 21 policët e rënë në krye të detyrës

07:20 | 26 Korrik 2023
K.B

Policia e Kosovës, sot me rastin e ditës memoriale të policëve të rënë në kryerje të detyrës, do të organizojë ceremoni përkujtimore në shenjë nderimi dhe përkujtimi për heronjtë e Kosovës.

Po ashtu me rastin e kësaj dite, në kampin Belvedere në Mitrovicë Jugu, do të zbulohet pllaka me emërtimin e ri të këtij kampi.

“Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, familjarë të policëve të rënë kryerje të detyrës si dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në këtë ditë do të bëhet homazhe të personaliteteve pranë lapidarit, te drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë dhe do të mbahet ceremonia përkujtimore dhe zbulimi i pllakës tek kampi Belvedere në Mitrovicë të Jugut./Arbresh.info/

Agjenda:

16:00 – Homazhe të personaliteteve pranë lapidarit
(Drejtoria e Përgjithshme e PK-së në Prishtinë),

17:00 – Ceremonia përkujtimore dhe zbulimi i pllakës
(Kampi Belvedere në Mitrovicë Jugu),

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme