Në gjuhën shqipe përkthimet e para të sureve dhe ajeteve të Kur’anit janë bërë nga poeti i madh i letrave shqipe, Naim Frashëri që janë botuar në veprën e tij “Mesime”. Por, përkthimi i parë i plotë i Kur’anit në gjuhën shqipe është ai i akademikut kosovar Feti Mehdiu, në vitin 1985
Feti Mehdiu është Akademik me korrespondencë në Kajro. Aktualisht është edhe asambleist në Kuvendin e Prishtinës nga radhët e Partisë së Drejtësisë.
Studiuesi i orientalistikës nuk dëshiron të flet shumë për përkthimet dhe interpretimin e Kur’anit që bëhet në xhamitë e Kosovës.
“Për interpretime, unë kam njëfarë kandari tjetër. Nuk u jap shumë rëndësi kush se si interpreton, sepse në interpretime kam përshtypje që mund të bëhen edhe gabime. Unë jam përqendruar vetëm në përkthimin origjinal, pastaj secili e ka mënyrën e vet të përkthimit dhe pastaj interpretimit. Dikush mund të jetë më i qartë në përkthim, dikush më ndryshe. Por, tu them të drejtën, kam pritur më shumë angazhim nga studiuesit që të kapen më gjerësisht në punët e përkthimeve”, tha Mehdiu për lajmi.net .
I pyetur nëse myslimanët e Kosovës e aplikojnë sa duhet Kur’anin dhe rregullat islame, Mehdi thotë se për këtë duhen hulumtime më të detajuara, duhet të shihet nëpër xhami, nëpër qytete e katunde etj, etj; pastaj do të mund të them diçka në lidhje me këtë çështje.
“Unë nuk kam bërë këso hulumtimesh. Pra, nuk mund të jap ndonjë vlerësim pa e bërë ndonjë analizë më të detajuar. Ai që bënë këso analizash të paktën duhet ta njeh Kuranin dhe hadithet e Pejgamberit”, tha Mehdiu.
Zhduket një grua në Ferizaj
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjet...
Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë: Vota juaj është ...
MCA, Kurti: Ndikimi nga projekti i baterive do të jetë i men...
Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet në takim ng...