Google ADS

Përkrah kolegëve nga vende të ndryshme të Botës, diplomon kontingjenti i radhës i specialistëve të FSK-së

11:19 | 19 Mars 2022
L G

Ka diplomuar kontingjenti i ri i specialistëve tanë për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, shkruan arbresh.info.

Mehaj thotë se kontingjenti i radhës i specialistëve të FSK-së do jenë të gatshëm për operacione ushtarake jashtë vendit.

“Një lajm i shkëlqyeshëm i radhës,Diplomon kontingjenti i ri i specialistëve tanë për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes. Përkrah kolegëve nga vende të ndryshme të Botës, Toger Valdet Halimi, Rreshter shtabor Sabri Osmani, Rreshter shtabor Burim Haxhijaj dhe Rreshter shtabor Vedat Shatri, kanë diplomuar me sukses në Kursin për Operacione Shumëkombëshe të Mbështetjes së Paqes (MPSO), në Qendrën Trajnuese Ushtarake Britanike në Vyskov të Çekisë”, shkruan Mehaj në Facebook.

Sipas tij, për një muaj radhazi ushtarakët e FSK-së kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara që aplikohen gjatë operacioneve të ngjashme nga instruktorët britanik.

“Përgjatë një muaji, ushtarakët tanë kanë mësuar mbi teknikat dhe procedurat më të avancuara që aplikohen gjatë operacioneve të ngjashme, nga instruktorët britanik me cilësi të lartë dhe me një përvojë të pasur operacionale nga teatrot kryesore të konflikteve. Ushtarakët tanë të gatshëm si gjithmonë për të dhënë kontributin efektiv, në operacione shumëkombëshe në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë kudo në Botë”, thotë Mehaj./arbresh.info/

Të ngjashme