Përfaqësues të shoqatës për persona të pagjetur dhe viktima të luftës “Përkorë” kanë kërkuar që taksa ndaj produkteve serbe të kushtëzohet me zbardhjen e personave të pagjetur.
Kryetari i saj, Latif Mehmeti, ka thënë se një kushtëzim i tillë do të pranohej edhe nga shtetet demokratike dhe orgnaizatat ndërkombëtare. Në 20-vjetorin e përfundimit të luftës ai ka kritikuar institucionet e vendit se nuk kanë bërë asgjë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Sipas Mehmetit, liderët institucionalë këtë kategori e kanë përmendur vetëm në kohë fushatash, shkruan sot Koha Ditore.
“20-vjetori i përfundimit të luftës Kosovën e gjen në një udhëkryq të pashpresë për familjarët e personave të zhdukur. Derisa presidenti i Kosovës formon komision për pajtim me shtetin e Serbisë, kryeparlamentari propozon komision për krime të luftës dhe formimin e gjykatës ndërkombëtare për dënimin e krimeve që ka bërë Serbia në Kosovë. Të gjitha këto ngjarje në njëfarë forme çështjen e të zhdukurve e kanë minimizuar”, ka thënë Latfi Mehmeti./koha.net
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë