Përkeqësimi i motit, Komuna e Prishtinës me thirrje për qytetarët: Shmangni lëvizjet e panevojshme

11:35 | 9 Shtator 2024
E.H

Komuna e Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes në orët e pasdites dhe nesër për shkak se priten reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta dhe shkarkime rrufesh.

Kryeqyteti ka kërkuar nga qytetarët që shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me mot të keq, Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja si dhe respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj.

“Gjithashtu, ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme