Google ADS

Përjetoi dy pandemi, 92-vjeçarja nga Kamenica mposhti edhe Covid-19

12:13 | 13 Dhjetor 2020
L G

Ka hyrë në dekadën e nëntë të jetës së saj. Por nuk i kishte shkuar asnjëherë në mendje se do të përballej me virusin vdekjeprurës të shekullit 21.

Është kjo Ajete Borovci e cila ka mposhtur koronavirusin, ani pse ka 92-vjet.

Në një rrëfim për arbresh.info, ajo tregon se si e kuptoi se është infektuar dhe si arriti të mundë këtë sëmundje.

“U bojsha ujë u dashke me i ndërru teshat. Jam shkua e kom bë testin e jom dal pozitiv. Veç bukë s’kam mujt me hëngër, vetëm supë”.

Ndonëse duket e pabesuar, ajo nuk kërkoi ndihmë as në spital gjatë fazës së izolimit.

“Unë i kom 92 i bëj 93 vjet. Unë e kom kalua mirë virusin. Qysh po kallxojnë, unë mirë e kom kalua nuk kom pas probleme tjera”.

E koronavirusi është pandemia e dytë që Ajetja është duke e përjetuar në jetën e saj.

Ajo gati na ka mbytë, vazhdon rrëfimin për pandemi që e përjetoi në moshën 15 vjeçare.

“ E kom kalua përftimin, kur i kom pas 15 vjet. U kanë shumë i vështirë gati na ka mbytë. Prej asaj jam kanë ma keq se prej kësaj tash”, tha ajo tutje.

Për gjendjen e mirë shëndetësore tregon vetë Ajetja se cila mendon se është arsyeja.

“ Ushqimi u kanë ma i mirë atëherë se tash ky ushqim i tashti s’është si ma herët. Tash është ma e ligsht jeta për ushqim”.

Ani pse ka hyrë në periudhën shekullore të jetës, Ajetja përveç rrudhave në ballë nuk ka ndonjë shqetësim tjetër.

Kohën tashmë e kalon duke thurur çorapë për nipërit e saj, e kjo duket se ia mundëson të kalojë një pleqëri të mirë.

Ndonëse tash jeta është më e lehtë për të, duket se shpirti i fle në periudhën më të largët.

Me shëndetin dhe energjinë e sa, 92 vjeçarja duket se do të jetë model për nipërit e stërnipërit e saj dhe jo vetëm./V.Selimi/arbresh.info/


Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme