Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, sot janë përjashtuar nga seanca nga gjykatësi i këtij rasti, Beqir Kalludra.
Përjashtimi ka ardhur pasi dy të akuzuarit kanë kundërshtuar tërheqjen e Prokurorisë nga thirrja e Kadri Veselit dëshmitar me arsyetimin se dëshmia e këtij të fundit nuk është relevantë më pasi dëshmitarët e tjerë kanë qartësuar rrethanat e ngjarjes.
Avokati i Kurtit, Tomë Gashi ka thënë se dispozitat ligjore përcaktojnë që edhe nëse prokurori heq dorë nga dëgjimi i Kadri Veselit si dëshmitar, gjykatësi është dashur ta thërras për shkak të funksionit të Veselit në këtë rast.
“Kujtojë se dispozitat ligjore janë shumë të qarta dhe pa marrë parasysh që prokurori ka hequr dorë nga dëgjimi në cilësinë e dëshmitarit të zotit Kadri Veseli, kjo dëshmi është e rëndësishme, ka pasur dy alternativa, një që të aprovojë kërkesën e Albin Kurtit dhe zyrtarëve tjerë të Vetëvendosjes sepse kanë kërkuar që Veseli të ftohet qoftë edhe si dëshmitar i mbrojtës dhe të jep deklaratë në këtë gjykim, meqenëse funksioni i tij dhe roli i tij si kryetar i Kuvendit ka qenë i madh. Besojë se edhe gjykata e din ligjin, ka mundur ta ftojë edhe vet Kadri Veselin në cilësi të dëshmitarit, si dëshmitar i një trupi gjykues në këtë rast apo i gjykatës pa marrë parasysh që prokuroria ka heq dorë nga dëshmia e tij” ka thënë ai.
Vendimin e gjykatës me largim nga salla, Tomë Gashi e ka quajtur krejtësisht politik dhe të panevojshme, raporton Indeksonline.
“Largimi i Kurtit dhe të tjerëve nga salla e gjyqit, unë besoj së është masë e panevojshme, është e rëndë, dhe ky vendim e bënë një gjykim të padrejtë ndërsa, Kurti me kërkesën e tij nuk duhej fare të largohej për shkak se është e qartë se kemi të bëjmë me një rast qind për qind politik. Pasi ata kanë pas qëllim të parandalojnë nënshkrimin e marrëveshjes që të mos humb territori i Kosovës, edhe komisioni këtë e ka vërtetuar dhe faktikisht me gjuajtjen e gazit lotësjellës Kosova ka fituar dhe asgjë nuk ka humbur. Kështu ky rast është politik, largimi i Kurtit nga salla e gjykimit e bënë vendim politik dhe qëllimet po dihen”, ka përfunduar ai.
Kadri Veseli ka qenë dëshmitar i Prokurorisë dhe ai ka munguar në tre raste tjera kur është ftuar derisa Gjykata pat thënë se nuk e di nëse ai ka pranuar ftesën në mënyrë të rregullt. Veseli ishte thirrur të dëshmonte kundër deputetëve të opozitës për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...