Google ADS

Përgjimi i Kusarit me Radojçiqin, Musliu: Lëvizja Vetëvendosje të tregojë cilat ishin kërkesat dhe pazaret

15:27 | 9 Tetor 2024
K.B

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas publikimit të përgjimeve mes shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe.

Gjatë bisedës së tyre, Radoiçiq përmend disa kërkesa Kusari-Lila, ku i thotë që të ja përcjell kryeministrit Albin Kurtit.

Musliu ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të tregojë cilat ishin kërkesat Radioçiqit për qeverinë Kurti, shkruan Arbresh.info

“Vetëvendosje duhet të tregoj cilat ishin kërkesat e Radioçiqit për qeverinë Kurti dhe të tregoj pazaret qe kanë bërë me Radioçiqin”, ka shkruar deputetja në Facebook.

Kusari- Lila ka reaguar pasi në media është publikuar një përgjim i saj me Milan Radoiçiq, atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe.

Në reagimin e saj ajo ka shkruar se Radoiçiqi po mbrohet me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, shkruan Arbresh.info

Por sipas saj, halli është më i madh, ku bëhen permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë, duke theksuar se kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.

Tutje, ajo shton se e gjithë kjo është e kotë, dhe se përgjigjen do e marrin më 9 shkurt, në ditën e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:

Pasi iu publikuan përgjimet e radhës me Radoiçiqin, Kusari-Lila: Është montazh- nuk ka luftë hibride që na përkul

Sot, është publikuar një përgjim i radhës është publikuar në media për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.

Në bisedën telefonike të publikuar nga Paparaci Kusari-Lila bisedon më Radoiçiq për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në artikull thuhet se “Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale”.

Publikohet një tjetër audio-inçizim i Kusarit me Radojçiqin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për përgjimin e radhës që u publikua për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe.

Kurti është shprehur se nuk e ka parë e as dëgjuar, por ka thënë që lufta hibride ndaj Qeverisë do të intensifikohet.

“Në këto momente nuk kam as si ta shoh e as si ta dëgjoj. Përshtypja ime është se tani do të intensifikohet lufta hibride kundër Republikës së Kosovës, në veçanti kundër Qeverisë tonë, kundër Grupit tonë Parlamentar, dhe kryetares së Grupit tonë Parlamentar, e kemi parë edhe në të kaluarën, dhe unë nuk pres shumë çka të re prej atyre të vjetërve të cilët natyrisht problemin më të madh e kanë që sikurse në këto tri vite e gjysmë që ka pasë sundim të ligjit, rend publik dhe integritet territorial nuk i gjeni asnjëherë në Kosovën e pasluftës”, ka thënë Kurti gjatë konferencës për media pas mbledhjes së Qeverisë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme