Përgjimet e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Klinaku: Pushteti i koordinuar me Listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK-së

15:39 | 9 Tetor 2024
K.B

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka reaguar pasi është publikuar përgjimi i radhës mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe.

Klinaku në reagimin e tij thotë se pushteti (duke iu referuar Qeverisë së Kosovës), ka qenë i i koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK- së, shkruan Arbresh.info

Sipas Klinakut, kjo është dëshmuar edhe më herët dhe po dëshmohet vazhdimisht.

“Se pushteti ka qenë i koordinuar me listën serbe kundër veteranëve të luftës së UÇK’së, e kemi thënë edhe atëherë kur kemi protestuar në oborr të Kuvendit të Kosovës, duke u bazuar se lista serbe vetëm ka votuar kundër veteranëve e mëpastaj e ka lëshuar sallën. Është dëshmuar më herët dhe po dëshmohet vazhdimisht me përgjime, koordinimi i këtij pushteti me listën serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq, kundër interesave të veteranëve”, ka shkruar ai.

Sot, është publikuar një përgjim i radhës është publikuar në media për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.

Në bisedën telefonike të publikuar nga Paparaci Kusari-Lila bisedon më Radoiçiq për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

Në artikull thuhet se “Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale”.

LEXO EDHE:

Publikohet një tjetër audio-inçizim i Kusarit me Radojçiqin

Ndërsa, Kusari- Lila ka reaguar pasi është publikuar një përgjim i saj me Milan Radoiçiq, atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe.

Në reagimin e saj ajo ka shkruar se Radoiçiqi po mbrohet me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq, shkruan Arbresh.info

Por sipas saj, halli është më i madh, ku bëhen permutacione të së njëjtës bisedë për të pestën herë, duke theksuar se kësaj radhe në ditën e seancës gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë.

Tutje, ajo shton se e gjithë kjo është e kotë, dhe se përgjigjen do e marrin më 9 shkurt, në ditën e zgjedhjeve./Arbresh.info/

Pasi iu publikuan përgjimet e radhës me Radoiçiqin, Kusari-Lila: Është montazh- nuk ka luftë hibride që na përkul

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme