Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka reaguar pas publikimit të përgjimeve të bisedës së Mimoza Kusarit me Millan Radoiçiqin.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kjo është nëj situatë alarmante, ku interesa të ëndësishme të vendit po diskutohen me figura që kanë vepruar kundër shtetit tone, shkruan Arbresh.info.
“Nga përgjimet e publikuara nga gazeta Paparaci, rezulton se Vetëvendosje po negocion me Milan Radoiçiq për çështjen e pagës së veteranëve të UÇK-së. Paga e veteranëve ka qenë debati kryesor i ligjit për pagën minimale. Kjo është një situatë alarmante, ku interesa të rëndësishme të vendit po diskutohen me figura që kanë vepruar kundër shtetit tonë. “, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Ndryshe, sot është publikuar një përgjim i radhës është publikuar në media për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.
Në bisedën telefonike të publikuar nga Paparaci Kusari-Lila bisedon më Radoiçiq për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Në artikull thuhet se “Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale”.
Kusari- Lila ka reaguar pasi është publikuar një përgjim i saj me Milan Radoiçiq, atëherë ishte nënkryetar i Listës Serbe.
Në reagimin e saj ajo ka shkruar se Radoiçiqi po mbrohet me sound bites dhe montazha të bisedave me ish deputetin Slavko Simiq/Arbresh.info/
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...
Man City assesi të fitojë ndalet me barazim nga Evertoni
Ministri Peci nesër mban konferencën përmbyllëse për media
Tajvani përgatitet për mandatin e ri të Presidentit Trump në...
Hamza: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorë...