Opinioni publik u befasua kur në media u publikua përgjimi i parë i shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Në korrik të vitit 2023 gazeta Nacionale kishte publikuar përgjimit të bisedave e Kusari-Lilës, me deputetin e Simiq, duke e ndarë përgjimin në dy pjesë.
Këto incizme siç thuhej nga mediumi që i kishte publikuar ishin bërë në qershor të vitit 2022. Biseda ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit ishte bërë në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin, i cili veç se ishte futur në listën e zezë të Amerikës dhe ishte i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe për rastin Brezovica.
Në atë moment, Kusari-Lila ndërhyn duke i thënë “3-4 minuta”. Pra, duke pretenduar se nuk ka biseduar me Radojiçiqin 30-40 minuta, por 3-4 minuta.
Slavko Simiq dëgjohej teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kemi pasur raport partnerësh. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon asnjëherë.
Po ashtu në qershor të këtij viti, i njëjti medium kishte publikuar një përgjim tjetër të kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoičić.
Biseda më pak se një minutë ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiç i Listës Serbe.
“Kolege, kemi ardhur te Milani, dëgjohu me të”, i thotë Simiç deputetes së VV-së.
“Në rregull”, ia kthen Kusari-Lila.
“Alo, (vendase) zemlajke, a po nihemi (dëgjohemi)?”, e pyet Milan Radoičić.
“Po, po të dëgjoj”, ia kthen Kusari-Lila.
Radoičić: “Qysh je? Qysh po kalon?
Kusari-Lila: “Jam në Kuvend i kam pasur disa takime. Tash u lirova, po shkoj në shtëpi”.
Kjo sekuencë e bisedës, besohet se ishte zhvilluar në qershor të vitit 2022.
Ndërsa, gjatë ditës së sotme (e mërkurë), mediumi online Paparaci ka publikuar një tjetër bisedë të Mimoza Kusari-Lila me kriminelin Milan Radoiçiq, biseda që po ashtu dyshohet se është bërë në qershor të vitit 2022, e që ndërlidhet me cëshjen e votimit të pagës minimale dhe votimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Këtë herë ajo, pos që ka biseduar me Sllavko Simiq, ka biseduar edhe Milan Radoiçiq, derisa ishte si nënkryetar i Listës Serbe.
Në bisedën telefonike të publikuar Kusari-Lila bisedon më Radoiçiq për kalimin e Projektligjit për Pagën Minimale dhe për votimin e një kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.
Në artikull thuhet se “Ishte java e dytë e qershorit të vitit 2022. Mimoza Kusari-Lila po përpiqej t’i siguronte votat për kalimin në kuvend të Projektligjit për Pagën Minimale”.
Kusari-Lila, së pari kishte komunikuar me Sllavko Simiqit, nga Lista Serbe dhe më pas me Radoiçiqin.
Biseda fillon kështu: “Hej kolege, ja mbërrita te Millani, dhe ja dëgjohu me të”, i thotë Simiq, Kusari-Lilës.
“Hajde”, i përgjigjet Kusari-Lila, shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe.
Pasi të dy merren vesh për kyçjen në bisedë të Radoiçiqit, Simiq ia kalon telefonin të fortit të Listës Serbe.
“Allo vendase, a po dëgjohemi?”, e pyet Radoiçiqi, Kusari-Lilën.
“Po, po, po të dëgjoj”, ia kthen ajo.
“E super, si jeni, a jeni të vyeshëm?”, e pyet sërish Radoiçiqi, zyrtaren e LVV-së.
“Ja isha në Kuvend dhe pata disa takime dhe derisa u lirova, tash po shkoj në shtëpi”, përgjigjet ajo.
“A, mirë, mirë, shiko, më tregoi Sllavko se keni nevojë për votat tona rreth Ligjit për rroga minimale…”, pohon Radoiçiq.
“Po?”, ia kthen Kusari-Lila.
“… dhe për votimin për gjykatësin e Gjykatës Kushtetuese…”, vazhdon komunikimin ish-nënkryetari i Listës Serbe.
“Po?”, konfirmon shefja e deputetëve të LVV-së.
Koordinimi për votat e deputetëve të Listës Serbe mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit vazhdon.
Ai shprehet i hapur të “ndihmojë rreth kësaj” me disa kërkesa, për të cilat i kërkon Kusari-Lilës që të bisedojë me shefin e saj.
“Nuk shoh asnjë pengesë t’ju ndihmojmë rreth kësaj, por kemi edhe ne disa kërkesa të cilat ti duhet t’i shikosh me shefin tënd të na ndihmosh…”, i thotë Radoiçiq, Kusari-Lilës.
Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së nuk ia hedh poshtë “ofertën” Radoiçiqit.
“Hajt shohim tani…”, i thotë Kusari-Lila, Radoiçiqit.
Para se të përshëndeten, Radoiçiq, i informuar për agjendën legjislative, i rekomandon Kusari-Lilës që të takohej me “Sllavkon [Simiqin, v.j] të hënën”.
“Ja, pasi ky ligj është të martën, ti do të takohesh me Sllavkon të hënën, dhe ne gjithqysh jemi në lidhje, unë të përshëndes dhe ja ku e ke Sllavkon”, thotë Radoiçiqi.
Pasi ia kalon sërish telefonin Simiqit, ish-shefi i GP të Listës Serbe ia konfirmon Kusari-Lilës takimin për ditën e hënë me premtimin se “do të merremi vesh”.
Ky përgjim ka ngjallur reagime të mëdha nga opozita dhe organizatat e dala nga lufta.
Pas këtyre përgjimeve, në të cilat personi kyç është Kusari-Lila, a do ndërmarr Vetëvendosje ndonjë masë ndaj saj?/Arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...