Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se Kosovës nuk do t’i paraqesë problem për anëtarësim të Këshillin e Evropës, marrëveshja me Danimarkën për transferim të burgosurve.
“Deri tani në as një rrethanë në as një rast, nuk kemi pasur sinjale që kjo do të mund të pengonte anëtarësimin e Kosovës jo vetëm në Këshillin e Evropës apo në ndonjë proces tjetër, është thjesht një marrëveshje që e bënë Republika e Kosovës dhe mbretërinë e Danimarkës, ngjashëm sikurse Kosova e Danimarka e kanë Belgjika, Holanda, por edhe disa shtete tjera. Prandaj unë nuk mendoj që mund të jetë arsye që Kosova të pengohet në këtë drejtim”, deklaroi Haxhiu për arbresh.info.
Në lidhje me këtë marrëveshje, Haxhiu shton se kërkesa ka ardhur nga Mbretëria e Danimarkës, që për shkak të mungesës së kapaciteteve, në institucionet korrektuese, dhe në anën tjetër njerëzore kanë pasur nevojë për një institucion që ta marrin me qera, ku do të vlejnë ligjet e Danimarkës dhe ku do të respektohen të drejtat e të burgosurve dhe transferimin e të burgosurve.
“Arsyeja pse ne kemi pranuar që të vazhdojmë këtë bashkëpunim është për shkak të raporteve tona të mira me Mbretërinë e Danimarkën, dhe thjesht për shkak që kemi qenë të interesuar që të vazhdojmë këtë bashkëpunim”, shprehet Haxhiu.
Kosova më 12 maj ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Pas largimit të Rusisë nga ky institucion, ekziston optimizmi se Asambleja Parlamentare do të vendos në favor të pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës./arbresh.info/
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...