Përgjigjja e Vjosa Osmanit karshi kërkesës së presidentit, Hashim Thaçi për mbajtje të seancës për të raportuar rreth takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është e ligjshme dhe kushtetuese.
Të paktën kështu thonë njohësit e çështjeve juridike dhe politike në vend.
Ramush Tahiri që dikur ishte në kabinetin e presidencës, në një përgjigje për arbresh.info, ka thënë se Osmani nuk ka të drejtë as të vonojë përgjigjen, e lëre më ta refuzojë.
Sipas Tahiri, është dashur menjëherë të mblidhet Kryesia e Kuvendit.
“Kjo ka të bëjë më institucionin Presidentit dhe me respektimin e ligjit dhe Kushtetutës, e jo më figurën e Presidentit”.
Se presidenti si institucion do të duhej të respektohej e thotë edhe Blerim Burjani.
Sipas tij pa marr parasysh se kush është në krye të këtij institucioni është e drejt e tij të kërkoj një seancë të tillë, ndërsa shton se inatet personale në këtë rast nuk do të duhej të kishte.
“Ai diçka ka për të thënë apo raportuar publikisht, në prag të një marrëveshje Kosovë-Serbi. Duhet të mblidhet Kuvendi dhe të diskutojë nëse ka një dokument të diskutuar nga palët, Thaçi e Vuçiq”, është shprehur Burjani.
Kryeparlamentarja Osmani refuzoi të mbledhë Kryesinë para datës 9 mars, për të caktuar një sancë në lidhje me vizitën e presidentit Thaçi në ShBA, duke mos e parë si urgjente.
Ky i fundit kishte kërkuar që t’i drejtohet deputetëve më 4 mars nga ora 16:00./V.Selimi/arbresh.info/
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...