Vllaznim Përgjegjaj, i burgosuri për rastin PANDA në Pejë, ka folur për arrestimin e tij nga forcat e policisë serbe më 14 dhjetor të vitit 1998, ku ishte i akuzuar për vrasjen e 6 nxënësve serb në Pejë.
Përgjegjaj deklaroi se ata pas një viti burgim u shpallën të pafajshëm, duke shtuar se krimin e kishin kryer serbët.
“Më 14 dhjetor të vitit 1998 ishim të angazhuar në Vitomiricë të Pejës, kur forcat serbe kishin filluar me disa arrestime dhe aksione për të dëbuar disa shqiptarë nga Kosova. Këtë fat e patëm edhe ne në Vitomiricë si disa familje shqiptare në atë kohë, 14 dhjetori ishte tmerri i atij vendi”.
“Në natën e 14 dhjetorit nuk kemi ditë çka ka ndodhur, okupuesi serb në atë kohë kishte bërë gjithçka që Pejën me rrethinë ta kaplojë një tym apo bastisje dhe një torturë e paparë, na kishin rrethuar tërë lagjen dhe në atë natë u arrestuam unë, Beqir
Loxha dhe Xhevdet Bajrami. Sipas kohës së 14 dhjetorit, vrasja në rastin panda kish ndodh pas dite në orët e vona, ne jemi arrestuar pas mesnate”.
“14 dhjetori ka qenë një natë e tmerrit na kanë arrestuar para familjes, na kanë maltretuar në familje, pastaj na kanë dërguar në stacionin e policisë ku na kanë marrë në pyetje për tre ditë radhazi, ditën e katërt na kanë pru ka një njoftim që ne kemi kryer një krim ndaj nxënësve serbë ku faktikisht njoftohemi se do të dënohemi me burgim të përjetshëm”.
“Maltretimet pastaj kanë vazhduar çdo ditë. Tërë kohën ka qenë presioni për ta pranuar këtë vepër, të gjithë ishim të rinj, unë në atë kohë isha në moshën 19 vjeçare kishte edhe më të rinjë, atë natë jemi arrestuar qindra vet në Pejë”.
Përgjegjaj ka deklaruar në Sytë Shtatë në Klan Kosova se nga dhuna që ishte ushtruar ndaj gjashtë të arrestuarve për këtë raste ata akoma kanë mbetur me pasoja shëndetësore.
“Pjesa dërrmuese ishim ne gjashtë persona, Behar Bajri, është ai i cili ka pësuar më së shumti nga forcat serbe dhe ka mbetur akoma me pasoja. Xhevdet Bajrami, Beqir Loxha, Gazmend Bajrami, Agron Kollaqaku dhe unë, deri në këtë grup ata kanë dashë që ta arsyetojnë këtë me gjashtë të vdekur dhe gjashtë të gjallë të arrestuar, kjo për krimin që e kishin bërë vet”.
“Tërë kohën kemi qenë ndaras, edhe në burg asnjëherë nuk na kanë lënë bashkë. Unë e kam ditë pas 10 dite që në burg janë disa shokë të mi. Si dita e parë dhe si dita e fundit për ne ka qenë e njëjtë, deri në nëntor të 1999-ës ka qenë e njëjtë”.
“Të gjitha maltretimet që kanë mundur t’i ndodhin dikujt i kanë bërë ndaj nesh, ka qenë një kohë e papranueshme e paparashikueshme çka mundet me bë një shtet ndaj të arrestuarve në burg. Ata kanë përdorë dhunë fizike dhe psiqike ndaj neve”.
“Unë vuaj edhe sot pasoja nga ajo kohë, gjithë prej neve kanë probleme shëndetësore, unë nuk them vetëm grupi unë kanë pasë të gjithë të burgosurit politik pasoja”.
“Një vit kemi qëndruar në burg, më 15 dhjetor 1999 jemi liruar diku në muajin nëntor ka qenë gjykimi përfundimtar për shkak të mungesës së fakteve dhe asaj që kishte bërë vet pushteti serb e panë që ne nuk kemi të bëjmë me këtë pjesë. Sepse e kishte kryer vet okupuesi serb dhe erdhi në një rast të tillë deri tek ajo që u dënuam për prishje të rendit dhe të qetësisë”.
“Krimi u krye nga shërbimi sekret i Serbisë edhe krejt kjo çka ka ndodhur në atë kohë ka ndodhur për shkak se e përdorën një formë të UÇK-së që me akuzu UÇK-në se po kryen krime ndaj civilëve, në rastet e njëjta si rasti PANDA kemi raste kur serbët”.
“Krimi në rastin PANDA është kryer me uniformë të UÇK-së, atë e ka përdorë vet agresori serb. Kjo është për keqardhje që shteti nuk është marrë shumë me këtë punë, është dashtë që shteti ynë të ngrit padi ndaj Serbisë për krimet që i ka kryer vet dhe ka akuzuar ushtarët e UÇK-së”, ka thënë Përgjegjaj.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag