Google ADS

Përgatituni për motin e këtyre ditëve

09:09 | 19 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Po vijnë ditë të akullta, në fillim të javës kohë-paskohe me borë

Sot do të mbajë mot kryesisht me vranësira, vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta bore.

Nga dita e mërkurë do të ketë intervale më të gjata me diell, por që temperaturat do të jenë nën 0C gjatë tërë ditës, që në meteorologji njihen edhe si ditë të akullta.

Të premten vranësirat do të fillojnë të shtohen, e në mbrëmje vonë priten edhe mundësi për reshje bore. Sipas tendencave të fundit, në fundjavë një tjetër depërtim i masave të ftohta polare nga verilindja, ka gjasa të sjellë sërish mot të ftohtë dhe reshje bore.

Temperaturat e ajrit në këtë javë do të pësojnë rënie të thellë nën vlera mesatare, me minimale që do të luhaten nga -9C deri -3C, e maksimale nga -1C deri në +2C.
Era do të fryejë mesatarisht, kryesisht nga krahu verior 3-8m/s. Shtypja atmosferike do të rritet lartë mbi vlera normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme