Përgatitet lista përfundimtare me emrat e kandidatëve për anëtar të KPK-së nga radhët e PSRK-së

10:31 | 6 Mars 2024
E.G

Komisioni për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës  (PSRK) ka përgatitur listën përfundimtare me emrat e kandidatëve të nominuar për këtë pozitë.

Sipas njoftimit, anëtarët e Komisionit theksuan se pas finalizimit të listës së kandidatëve do të mbahen zgjedhjet, ashtu siç është paraparë, më 15 mars 2024, shkruan Arbresh.info.

Në këtë takim mori pjesë anëtari joprokuror, Dardan Vuniqi, prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi.

“Komisioni për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) nga radhët e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), i udhëhequr nga anëtari joprokuror, z.Dardan Vuniqi, mbajti takim e radhës, në të cilin morën pjesë prokurori në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, z.Agron Qalaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Sekretariatit të KPK-së, z.Sami Istrefi.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në përfundim të takimit, anëtarët theksuan se pas finalizimit të listës së kandidatëve do të mbahen zgjedhjet, ashtu siç është paraparë, më 15 mars 2024./Arbresh.info/

Të ngjashme