Përfundon votimi i rrethit të dytë në 35 komuna të Maqedonisë

20:12 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Përfundon votimi fiks në ora 19 dhe janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në 35 komuna që po garohet në raundin e dytë.

Në bazë të njoftimeve të fundit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në ora 17:00, mbi 365.501 e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në zgjedhje lokale që i bie 43,89%% përqind e votuesve, njofton TetovaSot.

Sipas të dhënave të KSHZ në komunën e Tetovës, të drejtën e votës deri ora 17 e kanë ushtruar 30.777 votues apo 37,17% përqind.

Në Komunën e Dibrës deri në orën 17 në votim kanë dalë 6.871 persona që paraqet 36,9 për qind nga gjithsej 18.406 qytetarë të regjistruar.

Në komunën e Gostivarit deri ora 17, kanë votuar mbi 37,72%, që të drejtën e votës e kanë ushtruar 30.012 votues.

Në komunën e Strugës deri ora 17, kanë votuar 40,57%, që kanë votuar 24.560 votues.

Në Çair deri ora 17, 42,17% apo 24.299 të qytetarëve e ushtruan të drejtën e tyre të votës, ndërsa në Saraj 45,56% apo 7.602 kanë votuar.

Në komunën e Bogovinës, megjithatë, kanë votuar 38,00% për qind, në komunën e Bërvenicës jehona është 39,55%, në komunën e Zhelinës 39,98% për qind, dhe në komunën e Tearcës 34,53% për qind.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme