Ka përfunduar vizita e prindërve të ish-presidentit Thaçi në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.
Babai dhe nëna e Thaçit ishin sot për vizitë tek ai, pas dy vitesh kur e kishin takuar për herë të parë që nga dorëheqja dhe dërgimi i tij në Hagë.
Pas daljes nga Njësia e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara, babai i ish-presidentit Thaçi u shpreh i lumtur që e pa sërish djalin e tij.
“Jemi të lumtur që na u dha rasti me ardh, me pa djalin tonë, Hashimin. Na ka marrë malli për të. Na merr malli, se jemi mësu me pa shpesh. Na mungon djali. Na mungojnë krejt shokët e tij. I mungojnë venit, Kosovës. Pa marrë parasysh që u kanë i nxanun me punë të shtetit, Hashimi gjithë ka gjetë kohë edhe ka ardh me na pa në Brojë. Se na pleq, i kemi ba do vjet, mezi po himë e po dalim në kamë tona. Ishalla nuk shkon gat e kthehen tanë, jo veç djali jonë, po krejt këta shokët këtu, kthehen n’shpi të veta, qaty ku kanë punu shumë për qat Kosovë mu ba e lirë e shtet i pavarur. I presim na familja me u kthy sa ma shpejt, i pret krejt shqiptaria. Ata e kanë venin në Kosovë e jo këtu”, ka thënë babai i ish-presidentit Thaçi, Haxhi Thaçi.
Ndryshe, vizita e parë dhe e vetme e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022. Pas kësaj periudhe të gjatë që nuk e kishin parë djalin e tyre, Haxhi Thaçi dhe Hyra Thaçi që po i afrohen moshës 90-vjeçare, sot sërish kanë marrë rrugën e largët nga Kosova drejt Hagës.
Nën masa të rrepta të sigurisë dhe me kufizime të shumta, Thaçi ishte lejuar në vitin e kaluar që t’i vizitonte dy prindërit e tij për disa orë në Kosovë, pas përkeqësimit të gjendjes së nënës së tij, e cila siç u pa edhe nga pamjet e sotme, me vështirësi të shumta edhe arrin të ec me këmbët e saj.
Pasnesër, më 21 maj, është një prej seancave më të rëndësishme të procesit gjyqësor në rastin ‘Thaçi dhe tjerët’, ku pritet të rishqyrtohet edhe kohëzgjatja e gjykimit dhe numri i dëshmitarëve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar./rtk/
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...