Përfundon takimi Thaçi-Rama, nuk deklarohen për medie

19:49 | 29 Qershor 2020
Arbresh Info

Përfundon takimi Thaçi-Rama, nuk deklarohen për medie

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Por çfarë u diskutua në këtë mbledhje e cila zgjati përreth një orë, nuk dihet ende.

Pas përfundimit të takimit as Kryeministri Rama, e as Presidenti Thaçi nuk u deklaruan për medie, raporton arbresh.info.

Ndërkaq, zyra e presidentit kishte bërë të ditur se Hashim Thaçi, do t’ju drejtohen qytetarëve të vendit sonte (29.06.2020) në orën 20.00.

Ndryshe Vizita e Ramës po bëhet pikërisht në një situatë mjaftë të vështirë nëpër të cilën po kalon vendi, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj presidentit Thaçi dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Vizitat e tij zyrtare, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme./arbresh.info/

Të ngjashme