Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbajtur sot një takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar datën për mbajtjen e seancës konstituive.
Në këtë takim të pranishëm ishin përfaqësuesit e partive të koalicionit PAN dhe partitë e minoriteteve duke përjashtuar këtu Listën Serbe, shkruan arbresh.info.
Enver Hoxhaj nga PDK tha se vendi ka nevojë për vendimmarrje prandaj është e nevojshme që të formohen sa më shpejt institucionet.
“Vendi ka nevojë për vendimmarrje të fuqishme dhe ka nevojë të lëviz me shpejtësi për reforma të brendshme. PDK mendon që në një afat të caktuar ligjor, në një hapësirë kohore kur ju mendoni se mund të ndodh organizimi i seancës do të duhej të ndodhte Vendi ka nevojë t’i adresoj disa obligime ndërkombëtare si ratifikimi i marrëveshjes së Demarkacionit, liberalizimi i vizave etj”, tha Hoxhaj.
Pal Lekaj nga AAK tha se seanca duhet të thirret sa më shpejt dhe të formohen institucionet sa më shpejt.
“Kosovës i duhen institucione demokratike dhe të mirëfillta që do të jenë në dobi të qytetarëve. Ne jemi që institucionet të formohen dhe të thirret seanca brenda afateve ligjore”, tha Lekaj.
Ndërkaq, Valdete Bajrami nga NISMA u shpreh se do të duhej të konsultohej edhe administrata e Kuvendit në mënyrë që ajo të tregoj se kur mund ta organizoj seancën konstituive.
“Ka afate kohore edhe për përgatitjen e seancës dhe besoj që do të ishte optimale mbajtja e seancës në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme”, tha Bajrami.
Presidenti Thaçi pasi dëgjoi qëndrimet e të gjitha partive prezente në takim tha se ai shumë shpejt do të caktoj seancën konstituive të Kuvendit./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1491020734296347/
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga