Mbas 30 minutash ka përfunduar takimi mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, shkruan arbresh.info.
“Zyra e presidentit do ta dërgoj një komunikatë rreth takimit”, ka thënë shkurt kryetari i LDK-së pa dashur të komentoj as një fjalë rreth takimit.
Ky takim është zhvilluar me kërkesën e Presidentit për t’i harmonizuar qëndrimet rreth çështjeve të mëdha të Kosovës.
Në këtë takim Mustafa është shoqëruar nga nënkryetari, Lutfi Haziri.
Pas këtij takimi Thaçi do të ketë takime të tjera në vazhdimësi me krerët e partive politike.
Këto takime do të jenë të ndara./arbresh.info/
Sa mjaltë në ditë mjafton për imunitet të mirë?
Shenjat e horoskopit që e shijojnë beqarinë
Çfarë ndodh kur nuk pini ujë?
Çfarë ndodh kur ka mungesë të vitaminës D3?
Akrepi – Horoskopi vjetor për 2025: Janari sjell para, shtat...
Parashikimi i motit për vikend, kryesisht i vranët dhe inter...