Pa kaluar as 15 minuta kryetar i Vetëvendosjes Albin Kurti ka dalur nga zyra e presidentit, Hashim Thaçi.
Pas takimit para mediave Kurti ka thenë se sot nuk kanë dorzuar emrin e Kryeministrit por vetëm është konsultuar.
“Sot isha në takim me Presidentin. Ky ishte një takim i shkurtër konsultativ lidhur me fazën e ardhshme të konstituimit. Në këtë takim dëgjova Presidentin që tha se e din që na duhet kohë. Në bazë të Kushtetutës ne duhet ta bëjmë me shkrim propozimin për Kryeminister, që ai duhet ta mandatoj. Unë besoj që qytetarët duan t’i dinë emrat e ministrave patriotë. Unë besoj se qytetarët i duan ministrat, e jo vetëm cila parti i mori. Dua që sa më parë të takohem me LDK-në për kurorzim të marrëveshjes. Unë i kam pritur dhe dëshiroj që kjo të ndodhë”./arbresh.info/
Pacolli publikon video të ministrit Peci duke injoruar një l...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë
LVV i kërkon Përparim Ramës anulimin e tenderit për menaxhim...