Gjatë tërë së martës është zhvilluar takimi i delegacionit të Kosovës për dialogun me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian.
Ky takim ishte në kuadër të dialogut me Serbinë, që lehtësohet nga BE-ja, ndërkaq të mërkurën, takim të ngjashëm do të ketë edhe delegacioni i Serbisë, që do të pasohet me një takim të përbashkët të palëve.
Takimi i delegacionit të Kosovës, që udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, nisi paraditen e 6 korrikut dhe zgjati deri në orët e mbrëmjes.
Sipas burimeve diplomatike, në këtë takim delegacioni i Kosovës e ka njoftuar në hollësi ekipin e të dërguarit të posaçëm të bllokut për dialogun, Miroslav Lajçak për të arriturat e deritanishme sa i përket zbatimit të marrëveshjeve të arritura në procesin e dialogut. Por, sipas të njëjtave burime, pala kosovare ka raportuar edhe për shumë obligime që nuk ka zbatuar Serbia.
Takimi i së mërkurës mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, do të jetë i pari, prej takimit që zhvilluan më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik.
“Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike, asgjë nuk është teknike”, shkroi në Twitter, Lajçak.
Takimi midis delegacionit të Kosovës dhe Serbisë do të shërbejë për të përgatitur takimin e ri ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit që pritet të mbahet në fund të korrikut.
Shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviq ka paralajmëruar se gjatë bisedimeve do të flasë për moszbatimin e Marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në Bashkimin Evropian vazhdojnë ta përsërisin qëndrimin se marrëveshjet e arritura në procesin e dialogut duhet të zbatohen, përfshirë këtu edhe Marrëveshjen për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Për këtë, BE-ja pret që Kosova të dalë me një propozim se si do të zbatohej kjo marrëveshje, pasi me një vendim të mëhershëm të Kuvendit të Kosovës, kjo marrëveshje është marrë përsipër si obligim ndërkombëtar. Por, Qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar zbatimin e saj, duke thënë se në Kosovë nuk do të ketë asociacion njëetnik./REL/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...