Përfundon takimi Mustafa-Kurti, zgjati vetëm 20 minuta

11:29 | 29 Gusht 2019
M. A.

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të VV-së Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së Isa Mustafa.

Nga burime të Gazeta Blic merret vesh se takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta në një nga hotelet e kryeqytetit .

Nominimi për postin e kryeministrit, i ndarë mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, vazhdon të mbetet një temë për të cilën nuk po bien dakord dy liderët partiakë.

30 gushti është dita e fundit që partitë mund të dorëzojnë në KQZ, koalicionet parazgjedhore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme