Google ADS

Përfundon takimi Mustafa-Haradinaj, nuk deklarohen për medie

13:16 | 26 Qershor 2020
Arbresh.info

Ka përfunduar takimi mes liderit të LDK-së, Isa Mustafës dhe atij të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Pas takimit ata nuk janë deklaruar për medie, shkruan arbresh.info.

Kujtojmë që pak minuta më parë presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka arritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar gjithashtu se të dielën në mbrëmje do të u drejtohet qytetarëve me një fjalë nga zyra e tij.

I pari i vendit ka shtuar gjithashtu se shpreson për ditë të mira për Kosovën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme