Përfundon takimi mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Federica Mogherini në Bruksel.
Sipas një njoftimi të BE-së pas takimit thuhet, se Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe Nënkryetarja e Komisionit Evropian, u takua të premten më 23 mars me Presidentët Aleksandar Vuçiq të Serbisë dhe Hashim Thaçi të Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Ata diskutuan më tej, në kuadër të fazës së re të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, përgatitjet për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Ata shqyrtuan përparimin e bërë në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara, në dritën e seancave të fundit të punës të mbajtura në Bruksel”, njofton BE.
Përfaqësuesja e Lartë theksoi rëndësinë që BE i jep zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve ekzistuese dhe theksoi në veçanti nevojën urgjente për të filluar me themelimin e Asociacionit / Komunitetit të komunave me shumicë serbe, Marrëveshjen e Energjisë dhe të vazhdojë me përfundimin e Mitrovicës Urë.
Më pas Mogherini ka përshëndetur angazhimin e vazhdueshëm të të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe kujton se përparimi i të dy vendeve në agjendat e integrimit të tyre në BE është i lidhur fort me progresin në Dialog.
Këshilli i Sigurisë me masa për sigurinë pas shpërthimit në ...
Parashikimi i motit në Shqipëri, ulen temperaturat, vranësir...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Sigurohet furnizimi i rregullt me rrymë për vendin dhe ngroh...
Mundësohet furnizimi i papenguar i KEK-ut me ujë nga kanali ...
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...